Në Ligue 1 franceze sot në mbrëmje luhet njëra prej ndeshjeve më interesante të sezonit pasi PSG pret në fushën e saj ekipin e Olympique de Marseille. Në vigjilje të kësaj sfide trajneri i ekipit kampion ka lënë të kuptohet se të tijve nuk i mjafton një paraqitje e zakonshme për të marrë tri pikët përballë ekipit të De Zerbi-t.

“Ajo që mund të them është se OM ka një stil loje sulmues, i cili mua më pëlqen shumë. Ata kanë një trajner shumë të mirë dhe disa lojtarë, të cilët i vlerësoj shumë. Për ne do të jetë një ndeshje shumë e vështirë pasi edhe në takimin tonë të fundit ata treguan se mund të na vendosnin shumë në vështirësi”, tha Luis Enrique duke iu referuar finales së Champions Trophy, e cila u fitua nga ekipi i Parisit pas goditjes së penalltive.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb