Bayern dhe Hoffenheim përballen këtë të dielë, në kuadër të Bundesligës. Tekniku i bavarezëve. Vicent Kompany bëri vlerësimin e tij.
“Mbrojtja e skuadrës- Sfida ime është të kontrolloj gjithçka. Të shënosh shumë gola është e rëndësishme, por po aq e rëndësishme është të pësosh sa më pak.
Ne vijojmë të jemi mbrojtja më e mirë e Gjermanisë.
“Ekuilibër mes linjave- Duhet të analizojmë gjithçka: numrin e madh të ndeshjeve apo aspektet strukturore të lojës. Mundohemi t’i adresojmë gjërat në mënyrë proaktive.
“Edhe kundërshtarët shënojnë, kjo është normale. E rëndësishme është që gjithçka të mbetet brenda kufijve të pranueshëm. Futbolli nuk është bardhezi”.
