Janë mbyllur 23 javë të Superiores dhe tashmë është një panoramë e qartë në garën për titull. Ekspertët e statistikave te “Football Meets Data” shikojnë aktualisht të favorizuar Vllazninë, dukshëm e shkëputur nga pjesa tjetër.

Ekipit të Edi Martinit i jepen 56% mundësi. Më pas ndjekin Egnatia me 23% dhe Elbasani me 20%. Kuqeblutë regjistrojnë 3 pikë më shumë se dy ekipet e tjera ndjekëse, që synojnë trofeun më të rëndësishëm në vend.

Dinamo me 10 pikë më pak se Vllaznia i jepet vetëm 1% mundësi. Kështu duket se duhet një mrekulli për ekipin e Ilir Dajës, që të bëhet sërish pretendent kryesor.

Partizani ndërkohë konsiderohet jashtë zonës “Final Four”, që sipas projeksionit do të mbetet njësoj si aktualisht. Kujtojmë se në përfundim të 36 javëve, pikët do të përgjysmohen për katër vendet e para. Më pas, ekipet në fjalë do të luajnë nga një ndeshje përballë njëri-tjetrit. Kështu do të bashkohen pikët me pjesën tjetër dhe do të vendoset për fituesin e titullit, por edhe Europën nëse fituesi i Kupës nuk është në “Final Four”.

Screenshot 2026-02-08 131540

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb