Marc Bernal, mesfushori 18-vjeçar i Barcelonës shënoi gol me katalanasit, në fitoren 3-0 ndaj Mallorcas. Pas ndeshjes, ai u shpreh i emocionuar, duke kujtuar edhe periudhën kur ka qënë i dëmtuar.

“Kur pashë që Fermin po më shikonte, dallova hapësirën. Nuk hezitova dhe shtyva përpara. Doja të gjuaja me këmbën e djathtë, por pashë Maffeon dhe, meqenëse i besoj më shumë këmbës së majtë, u tërhoqa. E vërteta është se Mascarell e prek topin. Isha jashtëzakonisht i emocionuar. Këto janë momente që as nuk i ëndërron si fëmijë.

Kur shënova golin, mendova shumë për vitin e kaluar, për sa keq e kalova. Është një kënaqësi shumë e madhe, edhe për familjen time. I kam kujtuar ata. Që në fillim e dija se do të kaloja nga më pak në më shumë. Tani jam shumë më mirë, në formë më të mirë. Dua të shfrytëzoj minutat.
Jemi në një dinamikë shumë të mirë. Gjëja më e rëndësishme është marrëdhënia që kemi me njëri-tjetrin, edhe nëse ka konkurrencë. Marrëdhënia është shumë e shëndetshme, të gjithë shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin”- tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb