Manchester City përmbys Liverpool dhe merr një sukses të rëndësishëm 1-2 në supersfidën e Premier League. Të parët që shënuan ishin the Reds me hungarezin Szoboszlai.
“Qytetarët” përmbysën shifrat me Silva dhe Haaland (penallti). Me këtë fitore, ekipi i Guardiolës është në vendin e dytë me 50 pikë, 6 pikë më pak se Arsenali kryeson. Liverpool ndodhet në pozitën e gjashtë.
Takimi tjetër i Premier League mes Brighton dhe Crystal Palace përfundoi me shifrat 0-1. Sfida u vendos nga një gol i Sarr.
