Lecce mori një fitore të vyer për mbijetesën, teksa mundi 2-1 Udinesen. Pas takimit, mesfushori kuqezi i kombëtares, Ylber Ramadani bëri komentin e tij.

“Jam i sinqertë, nuk e meritojmë këtë pozicion në klasifikim. Para ndeshjes kam thënë që kjo ishte një mundësi e madhe, është një fitore e cila na jep vazhdimësi dhe besim për ndeshjet e ardhshme.

“Kontrolluam ndeshjen? Po, ishte vetëm rasti i penalltisë në pjesën e parë. Pastaj topin e kishim gjithmonë ne. Dua të falënderoj tifozët tanë, na japin gjithmonë shumë. Le të vazhdojmë kështu, mbeten edhe 14 ndeshje për të arritur objektivin tonë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb