Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian ka deklaruar se politika e Pekinit ndaj Japonisë nuk do të ndryshojë. Kjo deklaratë vjen pas zgjedhjeve të mbajtura të dielën në Japoni, që rezultoi me fitoren e Sanae Takaichi.
Lin tha në një konferencë për shtyp se Kina i bën thirrje përsëri palës japoneze të tërheqë deklaratat e gabuara të kryeministres japoneze Sanae Takaichi mbi rajonin kinez të Tajvanit dhe të tregojë sinqeritet themelor në ruajtjen e themelit politik të marrëdhënieve Kinë-Japoni përmes veprimeve konkrete.
“Ne i paralajmërojmë autoritetet japoneze se populli kinez është i palëkundur në vendosmërinë e tij për të mbrojtur interesat thelbësore të vendit, i palëkundur në vendosmërinë e tij për të mbrojtur rezultatet e Luftës së Dytë Botërore dhe rendin ndërkombëtar të pasluftës, dhe i palëkundur në vendosmërinë e tij për të kundërshtuar dhe penguar aktet provokuese dhe të pamatura nga forca të ndryshme anti-Kinë”, tha Lin.
