Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë grupin parlamentar.
Kjo mbledhje vjen para nisjes së kryeministrit në Bruksel.
Në orën 14:00 Rama do udhëtojë drejt Brukselit, ku do të takohet me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Kosta.
Ndërkohë, e pranishme në mbledhjen e grupit parlamentar socialist është edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.
Gjykata Kushtetuese vendosi të premten të lërë në fuqi masën e GJKKO për pezullim nga detyra për zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës.
