Katër ndeshje u zhvilluan ditën e dielë në NBA, të gjitha para finales së Super Bowl. Miami Heat mundi 132-101 Washington, duke qëndruar në zonën play in. 7 lojtarë të Miami realizuan mbi 10 pikë, ndërkohë që nga lojtarët e stolit erdhën 63 pikë.

Vijon momenti i mirë për New York, që triumfoi 111-89 në fushën e Boston, duke konsoliduar vendin e dytë. Jalen Brunson me 31 pikë ishte shënuesi më i mirë për nju-jorkezët. Ndërkohë që zhgënjeu në lojë skuadra e Celtics, pavarësisht 26 pikëve të Jalen Brown.

Jashtë fushe fitojnë edhe Clippers, që mundën 115-96 Minnesota dhe qëndrojnë në zonën play in. Leonard me 41 pikë ishte lider në fushë. Ndërsa Toronto mposhti 122-104 Indiana, ndeshje ku u dallua Scottie Barnes me 25 pikë e 14 rebound.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: