Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar me votimin 4:4 kërkesën e Edi Ramës për shpalljen anti-kushtetuese të vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Belinda Balluku.
Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha u shpreh se ndikimi politik mbi gjykatën ishte shumë i madh, ndryshe nuk do të kishte një votim të tillë.
Sipas tij, pezullimi nuk duhet të mbetej në fuqi me votat e 4 gjyqtarëve, por me një vendim unanim i të gjithë anëtarëve të Kushtetueses.
“Pas vendimit të gjykatës kushtetuese më saktë, mos-vendimit të kësaj gjykatë, për të hequr pezullimin ndaj lubi Ballukut, pasi katër gjyqtarë të saj votuan kundër, heqjes së pezullimit, votuan duke shkelmuar ligjin dhe Kushtetutën. Votuan në diktatin e egër të Rama, faktikisht “Lubia” mbeti e pezulluar, por gjykata pezulloi veten ndodhi një akt i rëndë që në aparencë qëndron , por propabilistët japin një fakt tronditës se në propabilitet kjo mund të ndodhë një në 500 herë. Këtu ndodh 1 në dy herë. Se sa i tmerrshëm është veprimi politik, ndikimi mbi gjykatën. Nuk mund të ndodhte ai vendim, 4 me 4; pavarësisht se pezullimi mbeti në fuqi, por nuk duhej të mbetej në fuqi për votat e 4 gjyqtarëve, por duhet të mbetej në fuqi me votat e të gjithë gjyqtarëve. Pra është dëshmi e paralizës nga ekzekutivi i Gjykatës Kushtetuese. Rama kërcënoi, prokurorinë Gjykatën…”, tha Berisha.
