Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama është i gatshëm të “japë edhe integrimin, por vetëm zv.kryeministren Belinda Balluku të mos e lëshojë.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha theksoi se Balluku e ka kërcënuar se do e marrë me vete dhe se kryeministri Rama  është i frikësuar sepse vetë është i përfshirë.

Ndërsa ritheksoi se rruga e vetme e rrëzimit të Ramës është revolta.

“Shkelje flagrante dhe elementë të grushtit të shtetit. Nuk dua t’i vë epitete, Ergys Agas e ka mjaftueshëm. Bënte thirrje të arrestohej lideri i opozitës, arrestonte kryetarin e partisë së dytë më madhe opozitare.

Veprimet e drejtësisë së reformuar i quante suksese të mëdha, por tani u betohet shqiptarëve për kokën e Belindës, lubisë se Shqipërinë e jap lubinë nuk e jap se integrimin e jap Lubinë nuk e jap. Sepse është vetja e tij. Dhe ajo ja ka bërë benë me vete do të marr. E rrahur me vaj e uthull siç është…ky e ka kuptuar se ajo mëshirë nuk ka. Ajo do e marrë me vete”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb