Ish-presidenti Alfred Moisiu ka kaluar problemet e fundit shëndetësore dhe është kthyer në banesën e tij.

Rreth pesë ditë më parë, Moisiu u shtrua me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, por pas trajtimit mjekësor gjendja e tij është përmirësuar dhe aktualisht gëzon shëndet të mirë.

  • foto galeri

QSUT ka publikuar gjithashtu një fotografi të ish-presidentit Moisiu së bashku me një nga mjeket, duke e shoqëruar me një mesazh falënderimi.

“Faleminderit President Moisiu për besimin e treguar ndaj mjekëve të QSUT. Ju urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë”, thuhet në postimin e Qendrës Spitalore Universitare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb