Ernest Muçi po kalon formën më të mirë të karrierës me paraqitje mbresëlënëse me fanellën e Trabzonsporit, duke kaluar emrat e mëdhenj që luajnë në kampionatin e këtij vendi.

Rezulton se Muçi ka shënuar 9 gola në 9 ndeshjet e fundit në kampionat, një shifër e pakrahasueshme me asnjë lojtar tjetër në këtë periudhë, ndërsa ka statistika të tjera që e bëjnë më të veçantë paraqitjen e tij.

Ndër 9 golat e shënuar, vetëm 1 i përket pjesës së parë të ndeshjeve, ndërsa në 8 të shënuar në pjesën e dytë, 5 kanë ardhur në 15 minutat e fundit. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë gola vendimtarë, pasi falë këtyre 5 golave të shënuar në limite, Muçi i ka siguruar skuadrës fitore të rëndësishme.

Vetëm dy lojtarë në kampionatin turk kanë qenë kaq rezultativ në 15 minutat e fundit, Muçi dhe Mauro Ikardi, ylli argjentinas i Gallatasarajt. Por ndryshe nga sulmuesi shqiptar, Ikardi nuk ka qenë kaq vendimtar në fatin e ndeshjes, teksa nuk i afrohet as statistikës së Muçit që tre nga golat e tij, i ka shënuar në kohën shtesë të takimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb