Real Madrid po mendon për merkaton e verës. Pasi Marc Guehi iu bashkua Man City-t dhe Dayot Upamecano vendosi të qëndrojë te Bayern, lista e opsioneve për mbrojtjen e Los Blancos sa vjen e po zvogëlohet.
Megjithatë, Jorge Picon në El DesMarque raporton se madrilenët pëlqejnë Nico Schlotterbeck të Dortmundit. Mbrojtësi gjerman është shumë i shpejtë dhe luan mirë me topin, ndërsa theksohet fakti se është vetëm 26 vjeç.
Mediat shkruajnë se Schlotterbeck shihet si një zëvendësues i mundshëm për David Alaba ose Antonio Rudiger, të dyve u mbaron kontrata në fund të sezonit.
