Gazetari Erl Murati, në analizën e tij për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi kërkesën e qeverisë, e ka cilësuar atë në dobi të publikut.
Murati tha se yopi tani është në fushën e Kuvendit, por ajo që është interesante është paralajmërimi nga ana e mazhorancës për korrigjimin e reformës në drejtësi.
Gazetari theksoi se fati politik i Belinda Ballukut ishte i shkruar dhe pavarësisht vendimit të GJK, investimi i ndërkombëtarëve në këtë çështje, çoi në largimin e saj nga qeveria përmes këtij vendimi.
“Unë besoj se vendimi i GJK ishte në dobi të publikut. Kam tendencën për ta parë me sytë e interest publik, GJK ka larguar nga detyra një zyrtare të lartë të qeverisë e cila dyshohet nga SPAK se ka ndërhyrë në paracaktimin e tenderave. Këtu përfundon misioni i GJK sa I takon çështjes Balluku”, tha Erl Murati në “Studio 24”
Erl Murati: Ajo që quhet luftë mes pushteteve, është luftë relativisht e re.
Deri para një viti, këto pushtete nuk ishin në konflikt kaq të hapur, ishte një lloj harmoinie mes qeverisë dhe gjyqësorit.
SPAK goditi liderë të opozitës, Berishën, Metën dhe Mediun. Para një viti, megoditjen e Veliajt pati një ndryshim të ligjërimit publik të kryeministrit. Rama në një mbledhje të grupit parlamentar, tha se ka marrë fund që Kuvendit të ratifikojë kërkesat nga prokuroria. Pra kjo që po ndodh sot me Ballukun që nuk po votohet në parlament, është paralajmëruar nga Rama një vit më parë. Ai duket sikur po mbron Ballukun.
Është një konflikt i ri dhe në vazhdim. Ky konflikt lindi në moemntin kur drejtësia e re goditi apo mori të pandehur zyrtarë të lartë nga mazhoranca.
Unë besoj se vendimi i GJK ishte në dobi të publikut. Kam tendencën për ta parë me sytë e interest publik, GJK ka larguar nga detyra një zyrtare të lartë të qeverisë e cila dyshohet nga SPAK se ka ndërhyrë në paracaktimin e tenderave. Këtu përfundon misioni i GJK sa I takon çështjes Balluku.
Topi tani është në fushën e Kuvendit, ajo që është interesante është paralajmërimi për korrigjimin e reformës në drejtësi.
Fati politik i Belinda Ballukut ishte i shkruar. Pavarësisht vendimit të GJK, kishim një investim të ndërkombëtarëve.
