Roma fitoi 2-0 ndaj Cagliarit, në përballjen e Serie A. Ekipi i Gasperinit kaloi në avantazh pas 25-minutash, pas një goli mjaft të bukur të holandezit Malen.
Malen “nuhati” mjaft mirë një top të Celik nga krahët në minutën e 65-të, për të çuar shifrat në 2-0. Roma, me këtë sukses shkon në kuotën e 46 pikëve në vendin e pestë, me pikë të barabarta me Juventusin e vendit të katërt.
