Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës, kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla.

Ai u  shpall fajtor për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim dhe dënua me 1 vit burgim nga Gjykata e Apelit të Posaçëm.

Si dënim plotësues për të, gjykata firmosi t’i heqë Memollës edhe të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Edison Memolla u akuzua nga Prokuroria e Posaçme se kishte ndikuar te elektricisti Blerim Xhamani, me qëlim që ky i fundit të mos i ndërpriste energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që gruaja të votonte në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale më 6 mars 2022, kur ai garoi nën siglën e Partisë Socialiste.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb