I aktivizuar në shumë skuadra gjatë karrierës së tij, Etrit Berisha ka bërë së fundmi një rrëfim ndryshe. Portieri shqiptar, i cili aktivizohet te Hacken në Suedi, ka treguar për disa probleme, për të cilat nuk ka folur ndonjëherë.

“Kur stërvitemi në bar natyral është më mirë, por në bar artificial përkeqësohet menjëherë. Unë kam marrë tableta çdo ditë në sezonin kaluar, kur kishte shumë ndeshje ku unë nuk dëgjova trupin tim.

Kontrolle? Nuk kam vendosur ende se çfarë do të bëj. Do të flas me doktorin dhe shpresoj që më pas të marr një vendim. Largim nga Hacken nëse më thotë mjeku? Po, mund të ndodhë”, tha ish portieri i Kombëtares shqiptare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb