Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka i ftuar në emisionin “Studio24” me Ola Bruko ka zbuluar datën e protestës së radhës së opozitës, e cila sipas tij do të mbahet më 20 shkurt.

“Do të jetë protesta e radhës dhe revolta e radhës. Ajo datë është mesazh për diktatorët”, u shpreh ai për datën 20 shkurt.

Data 20 shkurt përkon me rënien e bustit të diktatorit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, ngjarje e ndodhur në vitin 1991.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb