Te Juventusi mbizotëron tensioni mes garës për Champions League dhe çështjeve jashtë fushës. Klubi bardhezi ka kërkuar qartësi nga arbitrimi për disa vendime të diskutueshme që, sipas Tuttosport, po ndikojnë drejtpërdrejt në renditje. Episodi i fundit lidhet me penalltinë e padhënë kundër Lazios, pas ndërhyrjes së Gilas ndaj Cabal e shtuar në një sërë rastesh të kontestuara, për të cilat Juventusi ka zgjedhur rrugën e dialogut me AIA, pa kërkuar përplasje.Klubi bardhezi pret sqarime nga sektori I arbitrimit pranë federates italiane që drejtohet nga ish gjyqtari i famshëm Rochi, lidhur me një seri episodesh arbitrale, të cilat kanë ndikuar negativisht sipas drejtuesëve të “Zonjës së Vjetër”.
Ndërkohë, vëmendja është njëkohësisht e përqëndruar edhe te Dusan Vlahović. Sulmuesi serb, i rikthyer në Torino pas operacionit në aduktor, po punon për rikthimin në fushë, me objektiv ndeshjet e marsit. Një prezencë në shkurt duket e vështirë, ndërsa e ardhmja e tij mbetet e hapur, mes kontratës në skadencë në vitin 2026 dhe interesimit të disa klubeve evropiane.
Në një moment vendimtar të sezonit, çdo pikë peshon dhe çdo detaj bëhet thelbësor, me sfidën ndaj Interit në “Meazza” që afrohet dhe kur gabimet që nuk lejohen.
