Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Evropa ‘do të fshihet nga faqja e dheut’ brenda pesë vjetësh nëse nuk bën asgjë për t’u bërë pjesëmarrëse dhe jo vetëm vëzhguese e ngjarjeve botërore.
Ai ka theksuar se nëse Europa do të zgjedhë të qëndrojë thjesht vëzhguese, atëherë do të sjellë vetëm nënshtrim.
“Nëse duam të jemi vëzhgues, atëherë kjo çon në nënshtrim të lumtur. Ne nuk shqetësojmë askënd, përpiqemi të jemi të sjellshëm me amerikanët dhe me kinezët dhe njëkohësisht vazhdojmë si më parë. Po ju them, nëse nuk bëjmë asgjë, Evropa do të fshihet nga faqja e dheut brenda pesë vjetësh”, tha Macron.
Sipas tij, Evropa kur ka qenë e përçarë gjithmonë ka dështuar.
