Ervin Salianji ka reaguar në rrjetet sociale pas publikimit të raportit të Transparency International për vitin 2025. Ai e cilëson raportin një akuzë të hapur ndaj qeverisë, duke theksuar se Shqipëria bie sërish në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit dhe renditet më keq se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Salianji vlerëson se korrupsioni nuk është më një devijim, por është bërë sistem funksionimi, duke prekur çdo qytetar: nga ryshfetet për leje, vonesat në drejtësi për të preferuarit e pushtetit, deri te tenderat e ndarë mes klientëve.
Ish-deputeti thekson se integrimi europian, arrihet kur ndërton një shtet mbi baza ligjore, merite dhe barazie para drejtësisë, jo me fjalë dhe propagandë boshe.
Postimi i plotë i Salianjit në rrjetet sociale:
Raporti i Transparency International për vitin 2025 nuk është vetëm statistikë.
Është akuzë ndaj qeverisë!
Shqipëria bie sërish në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit.
Më keq se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Ky është turp kombëtar dhe përgjegjësia ka emër: Edi Rama dhe qeveria e tij!
Korrupsionj nuk është “perceptim”.
Është realitet që e prek çdo qytetar:
– kur biznesi paguan ryshfet për një leje,
– kur drejtësia vonohet për mikun e pushtetit,
– kur tenderat ndahen mes klientëve,
– kur shteti sillet si pronë private.
Korrupsioni nuk është më devijim.
Është bërë sistem funksionimi. Ndërkohë propaganda flet për “integrim europian”.
Por Europa nuk ndërtohet me fjalë.
Europa ndërtohet me ligj, meritë dhe barazi e sundim të ligjit!
Me këtë nivel korrupsioni, integrimi është mashtrim, fasadë.
Shqiptarët nuk meritojnë të jenë të fundit në rajon.
Meritojnë një shtet që punon për ta, jo kundër tyre.
Koha e justifikimeve ka mbaruar.
Koha e përgjegjësisë ka filluar.
🇦🇱 Shqipëria nuk rrëzohet nga qytetarët.
Rrëzohet nga korrupsioni i pushtetit.
Ky sistem duhet ndryshuar.
