Dy persona kanë humbur jetën në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, një 45-vjeçar dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të mjetit dhe si pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në autostradën “Tiranë-Durrës”.
“Shtetasi E. B., 45 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit, në autostradën “Tiranë-Durrës” dhe si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Gjithashtu një 53-vjeçare ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Xhenfize Keko” dhe dyshohet se ka ndodhur për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes gjatë konsumimit të ushqimit.
“shtetasja G. D., 53 vjeçe, ka humbur jetën në një lokal në rrugën “Xhanfize Keko”, dyshohet për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes gjatë konsumimit të ushqimit. Punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
