Instalimi i paneleve fotovoltaike në pronë publike nga kompania “EuroElektra Sh.p.k,” me pronar Elton Çekrezin ka shkaktuar pakënaqësi te banorët e fshatit Imshtë në Lushnjë, të cilët prej 30 vitesh e shfrytëzojnë këtë tokë për të mbjellë prodhime bujqësore. Ndonëse ka hasur në kundërshtinë e banorëve dhe çështja është duke u ndjekur nga Prokuroria e Fierit, kompania tentoi të nisë punimet në kundërshti me ligjin. Banorët theksojnë se ndërtimi buzë argjinaturës së lumit Seman mund të shkaktojë çarjen e saj, që mund të pasohet nga përmbytje masive.

Më 8 shkurt sipërmarrësi Elton Çekrezi teksa tentoi të kryejë punime në këtë tokë hasi kundërshtinë e banorëve, ndaj rasti u denoncua publikisht edhe nga deputeti Erion Braçe, i cili sqaron se kjo sipërfaqe toke shtrihet nga buza e lumit Seman deri tek argjinatura dhe ligji “Për burimet ujore” përcakton se kjo tokë është e patjetërsueshme. Ky pohim hedh poshtë pretendimet e sipërmarrësit Elton Çekrezi, i cili thotë se tokën e ka blerë te pronarët e mëparshëm, të cilëve trualli iu është kthyer nga Agjencia e

Kthim-Kompensimeve të Pronave. Braçe e konsideron këtë përpjekje si grabitje të pronës shtetërore.

Veç tentativës për tjetërsimin e pronave shtetërore, skandali thellohet edhe më tej, pasi sipërmarrësi Elton Çekrezi mbrohej nga Policia e Lushnjës ditën kur tentoi të kryente punime në këto toka. Pas përplasjes, banorët e Imshtës u thirrën në Policinë e Lushnjës për të dhënë sqarime për rastin, ndaj deputeti Braçe e cilëson ndërhyrjen e policisë si shpërdorim detyre nga ana e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb