Një incident i frikshëm është regjistruar me video në qytetin Monterrey të Meksikës, ku një grua del papritur në mes të rrugës dhe përplaset nga një automjet që po kalonte, i cili nuk arriti të frenonte në kohë, duke e hedhur disa metra larg.

Sipas mediave lokale, shoferët që ndodheshin në zonë njoftuan menjëherë autoritetet. Forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës mbërritën me shpejtësi në vendngjarje.

Gruaja, rreth 25 vjeçe, u transportua me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa raportohet se ka pësuar lëndime të rënda. Autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: