Kevin Dodaj, lojtari i Vllaznisë, u ndal të fliste pas fitores 0-1 në Kupë ndaj ekipit të Bylis. Ai tha se synon të arrijë formën maksimale, ndërsa theksoi se do kthehet te CSKA në fund të sezonit.

“Besoj jam gati, sot u ndjeva shumë mirë. Ndihmova ekipin dhe luftova çdo minutë, besoj se po, jam gati.

Anësor i majtë apo me dy sulmues më mirë si sot? Mirë ndihem sepse edhe në ndeshjen e fundit me Vllazninë në Europë luajta në këtë pozicion. Sulmoj hapësirat, mund ta bëj edhe këtë pozicion.

Besoj se është Vllazni më e fortë, jemi më pretendentë. Më e fortë duket. Është dhe karakteri i ekipit, të bësh gjashtë fitore radhazi pa pësuar gol është diçka shumë e mirë për ekipin. Na jep besim dhe ne sulmuesve.

Titullar? Besoj unë gati jam për çdo minutë që më jepet. Vendos trajneri, nëse do më fusë 1 minutë unë do jap maksimumin për atë minutë. Trajneri vendos në fund të ditës.

Unë te Vllaznia jam i huazuar deri në fund të sezonit, besoj do kthehem tek ekipi i CSKA. Unë do jap maksimumin në çdo ndeshje këtu sepse kam ardhur për të mirën time. Shpresoj ta ndihmoj Vllazninë, pastaj deri në fund të kampionatit të shohim”,- tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb