Sulmuesi francez i Milanit, Christopher Nkunku nuk ka dilema. Në intervistën  e tij për Gazzetta dello Sport, ai u shpreh se Franca me 3 skuadra që ka, ka potencialin për të fituar Botërorin.

“Kupa e Botës do të jetë pas tre ose katër muajsh, dhe nëse japim më të mirën për klubin, do të kemi më shumë shanse për t’u thirrur.

“Franca është vërtet e fortë. Mund të kemi tre ekipe, dhe secila do të ishte konkurruese për të fituar, sepse kemi sektorë të të rinjve që funksionojnë mirë”, përfundoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb