Mesfushori i Manchester Cityt, por që është i huazuar te Evertoni, Jack Grealish, ka konfirmuar se sezoni i tij ka mbaruar përpara kohe, pasi iu nënshtrua një operacioni në këmbën e majtë. Ai mbetet jashtë për pjesën e mbetur të edicionit, për shkak të dëmtimit të pësuar në sfidën e Premier League kundër Aston Villa muajin e kaluar.
“Nuk doja që sezoni të mbaronte kështu, por ky është futbolli. Operacioni u krye dhe tani të gjithë përqendrohemi në rikthimin në formë. E di me siguri se do të kthehem më në formë, më i fortë dhe më i mirë se më parë.
“Mbështetja që kam pasur që kur erdha në këtë klub të pabesueshëm ka qenë shumë e rëndësishme për mua. Stafi, shokët e mi të ekipit dhe veçanërisht tifozët kanë qenë të pabesueshëm, dhe unë absolutisht e dua përfaqësimin e këtij klubi.“Do t’i mbështes djemtë deri në fund dhe do të bëj gjithçka që mundem për t’u rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur. Faleminderit përsëri për gjithë dashurinë, do të thotë shumë.”- shkruajti Grealish në rrjetet sociale.
Prezenca e tij në Botëror pasi këtij dëmtimi është në dyshim.
