VIDEO/ Tensione para Kryeministrisë! Protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarre drejt godinës qeveritare
10 Shkurt, 2026 18:56
Madhësia e tekstit:
Edhe në protestën e sotme para Kryeministrisë, mbështetësit e opozitës hodhën bomba molotov dhe fishekzjarre me breshëri drejt godinës qeveritare.
Fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha, shënoi kulmin e protestës.
Në përfundim të saj, Berisha u pa duke tundur flamurin kombëtar ndërsa protesutesit ndoqën skenarin e tubimit të fundit, duke hedhur molotovë dhe fishekzjarre drejt godinës së Kryeministrisë.
Policia nga ana tjetër përdori ujin me presion drejt protestuesve.