Ekipi i 11 vjeçarëve të Triumph Akademi, drejtuar me pasion nga trajneri Mateo Metaj, vazhdon të dhurojë magji në futbollin e moshave. Triumph U -13, ka shkatërruar 4 me 0 ekipin kombëtar të Shqipërisë, në një ndeshje të zhvilluar në shtëpinë e futbollit, FSHF.
11 vjeçarët e akademisë së drejtuar nga ish-simboli i kombëtares, Andi Lila, kanë dominuar seleksionin e përfaqësueses nga e gjithë Shqipëria, duke dhuruar magji të vërtetë. Një fitore që mund të kishte qenë më e thellë, ku djemtë e Triumph Academy kanë dominuar në çdo aspekt me një futboll të bukur e spektakolar.
Kjo fitore, pavarësisht se është një miqësore, është një moment historik, pasi për herë të parë ndodh që një ekip akademie fiton ndaj më të mirëve të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria në ekipin kombëtar.
Meritë totale e drejtuesve të akademisë e sidomos të trajnerit të talentuar e të apasionuar Mateo Metaj, e ka treguar me rezultate se është një nga trajnerët më të mirë të moshave në Shqipëri.
E për të kuptuar magjinë e 11 vjeçarëve të Triumph Academy, mjafton të shikoni videon:
