Deputetët e Partisë Demokratike, të pranishëm mes protestuesve para Kryeministrisë, u bënë apel atyre që të lëvizin drejt ambienteve përpara Parlamentit.
Ndërkohë, pranë godinës së Parlamentit është vërejtur një prezencë e shtuar e forcave policore.
Deputetët po përpiqen të menaxhojnë situatën dhe të udhëzojnë protestuesit për të shmangur përplasjet direkte, ndërsa nuk kanë munguar tensionet me forcat e rendit.
