Gjatë protestës para Kryeministrisë, është lënduar dhe një punonjës policie.
Sic njofton gazetarja e News24, Xhensila Kodra, shkak mund të jetë bërë hedhja e bombave molotov, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta drejt kordonit të policisë.
Deputetët e Partisë Demokratike, të pranishëm mes protestuesve para Kryeministrisë, u kanë bërë apel atyre që të lëvizin drejt ambienteve përpara Parlamentit.
