Mes kaosit dhe tensionit që përfshiu mbrëmjen e sotme protestuesit e opozitës dhe policisë, u dëmtua dhe një punonjës i News24, operatori Aldo Kashri.

Në kushte të vështira të terrenit, operatori i News24 i cili ndodhej në krye të detyrës, duke filmuar i hipur mbi automjet, për të sjellë pamje drejtpërdrejt nga zhvillimet e protestës në ambientet jashtë Kuvendit, në një moment është gjendur mes flakësh dhe ka zbritur menjëherë nga automjeti.

Xhupi i tij mori flakë por menjëherë kanë qenë kolegët e tij që e kanë ndihmuar duke i hequr veshjen.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb