Rijad Kobiljar është lojtari më i ri i Tiranës. Klubi bardheblu ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Lojtari ka luajtur në Bosnje-Hercegovinë te Sarajevo, Tuzla City dhe Posusje, ndërsa në Turqi është aktivizuar së fundmi te Sakaryaspor.

“Mirësevjen, Rijad! KF Tirana njofton zyrtarisht afrimin e mesfushorit Rijad Kobiljar. Lojtari tashmë është pjesë e skuadrës dhe i gatshëm për angazhimet e radhës si përforcimi më i ri në kampin e bardhebluve! I urojmë mirëseardhjen!”- Shkruan klubi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb