Një tërmet me magnitudë 4.8 sipas shkallës Richter ka goditur Kosovën mbrëmjen e së martës.

Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja është regjistruar në orën 22:05, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, me epiqendër në zonën e Shtërpcës.

Tërmeti është ndier në pjesën më të madhe të vendit.

Tani për tani, nuk ka raportime për dëme materiale.

Sizmiologu kosovar, Shemsi Mustafa, shkroi në Facebook se shkalla e tërmetit ka pasur potencial për rrezik për qytetarët.

“Ky sizmicitet kishte potencialin t’i rrezikonte qytetarët dhe të shkaktonte ndonjë dëm material, për shkak të forcës së madhe”, sipas tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb