Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njofton se gjatë orëve të mbrëmjes, në Spitalin Universitar të Traumës dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 21 persona. Mes tyre janë 19 efektivë të Policisë së Shtetit, një deputet i Partisë Demokratike dhe një qytetar.
Në Urgjencën e Spitalit të Traumës janë trajtuar 10 efektivë policie, deputeti B.N. dhe një qytetar. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, 9 efektivë u larguan nga spitali sipas këshillave të mjekut, një efektiv u dërgua në QSUNT në Shërbimin e Toksikologjisë për probleme me frymëmarrjen, ndërsa deputeti B.N. la spitalin pas trajtimit me këshilla mjekësore. Qytetari K.K. vazhdon trajtimin në SUT jashtë rrezikut për jetën.
Në QSUT “Nënë Tereza” u paraqitën 10 efektivë policie me probleme shëndetësore, kryesisht intoksikacione dhe djegie të gjymtyrëve. 7 prej tyre morën trajtim ambulator dhe dolën nga spitali, ndërsa 3 të tjerë janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm.
Stafi mjekësor i Urgjencës Polivalente dhe i Shërbimit të Djegie-Plastikës ka qenë në gatishmëri të plotë për të ofruar kujdes sipas protokolleve përkatëse.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se gjatë orëve të mbrëmjes në Spitalin Universitar të Traumës dhe Spitalin Universitar “Nënë Tereza” janë paraqitur 21 persona.
19 prej tyre efektivë të Policisë së Shtetit, një deputet i Partisë Demokratike dhe një qytetar.
Në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës janë paraqitur 10 efektivë policie, deputeti B.N dhe një qytetar. Ata kanë marrë ndihmën mjekësore sipas protokolleve respektive, të pritur nga ekipi mjekësor multidisiplinar.
Pas trajtimit, 9 efektivë janë larguar nga spitali, sipas këshillave të mjekut dhe një prej efektivëve është dërguar në QSUNT në Shërbimin e Toksikologjisë, për shkak të problemeve me frymëmarrjen.
Gjithashtu, deputeti B.N, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm është larguar nga spitali me këshilla mjekësore.
Në SUT po trajtohet qytetari K.K jashtë rrezikut për jetën.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 10 efektivë policie me probleme shëndetësore, kryesisht intoksikacione dhe djegie të gjymtyrëve.
Nga këta, 7 efektivë kanë marrë trajtim ambulator dhe kanë lënë ambientet e spitalit, ndërsa 3 të tjerë, për shkak të gjendjes shëndetësore, janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm.
Stafi mjekësor dhe infermieror i Shërbimit të Urgjencës Polivalente dhe i Shërbimit të Djegie-Plastikës ka qenë në gatishmëri të plotë për përballimin e rasteve dhe ofrimin e kujdesit mjekësor sipas protokolleve përkatëse.
