Gazetari Arbër Hitaj tha në “Studio24” se protesta e opozitës kishte pjesëmarrje të kënaqshme dhe u shoqërua me nerv e tensione përgjatë 3 orëve. Hitaj theksoi se mediat ndërkombëtare pasqyruan tubimin, ndërsa shtoi se nuk ishte dakord me retorikën që përdor kryetari i PD, Sali Berisha kur thotë se “Rama rrëzohet sot”.
Arbër Hitaj: Ishte një protestë statistikisht e mirë. Pati pjesëmarrje të konsiderueshme. Pati nerv dhe tension. Mediat ndërkombëtare e pasqyruan. S’jam dakord me retorikën e lidershipit që thotë Rama dhe 2 orë do jetë, Rama rrëzohet sot. Protesta është në rregull, organizimi i mirë, fjalimet. Protestë moderne? Vetëm në Instagram me celularë mund të jetë një protestë moderne. Çfarë vjen më pas? Kilometri i fundit sa zgjat? Cilat janë shenjat që Rama po bie?
Edvin Kulluri: Mua më duket sikur janë nja 5 mijë km larg. Mos më trego mua protestat e PD, kam 35 vjet me këtë punë.
Arbër Hitaj: Që kur ke lindur…
Edvin Kulluri: Lere ironinë me mua, kam 35 vjet o mik. Me 3 mijë veta nuk është protestë e madhe.
Arbër Hitaj: Njerëzit e dinë që me një protestë nuk rrëzohet qeveria.
