Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njofton se gjatë orëve të mbrëmjes, në Spitalin Universitar të Traumës dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 21 persona. Mes tyre janë 19 efektivë të Policisë së Shtetit, një deputet i Partisë Demokratike dhe një qytetar.

Gazetarja Xhensila Kodra rapoeton se dy efetivë kanë djegie të rënda.

Njëri prej tyre mund t’i nënshtrohet një operacioni.

Pasditen e djeshme, protestuesit janë mbledhur fillimisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Më pas, ata janë zhvendosur drejt Kuvendit, ku gjatë gjithë kohës së zhvillimit të tubimit, kanë hedhur lëndë djegëse, mjete piroteknike dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve publike.

Si pasojë e sulmeve me sende të forta, mjete piroteknike dhe molotovë janë dëmtuar 16 punonjës policie, të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 22 molotovë të pashpërthyer dhe 3 shishe me lëndë të dyshuar djegëse benzinë, që janë gjetur nga shërbimet e Policisë, afër Kuvendit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb