Këngëtarja Eleni Foureira ka ndarë përvojat e saj personale mbi periudhën kur erdhi në Greqi nga Shqipëria, duke përshkruar gjëra që e impresionuan, si shija e ndryshme e bukës, dhe më pas ndikimin e madh që pati mëmësia në jetën e saj.
Në një intervistë për podkastin “Rainbow Mermaids”, Foureira tregoi se shumë gjëra që përjetoi në Greqi i dukeshin të jashtëzakonshme. Ajo përmendi veçanërisht eksperiencën e saj me bukën e furrës, e cila ishte shumë e ndryshme nga ajo që gatuante nëna e saj në Shqipëri.
Lidhur me lindjen e djalit të saj, Hermes, këngëtarja shpjegoi se amësia e ka transformuar thellësisht: “Mëmësia më ka ndryshuar. Ti bëhesh përsëri fëmijë. E sheh këtë pafajësi në sytë e fëmijës tënd dhe thua ‘hej, pse u bëmë kështu?’ Të kujton një pjesë të vetes që e ke humbur. Shoqëria po bëhet kështu – është një turp i madh. Ti ndryshon, rritesh, piqesh, dhemb, qan, gëzohesh. Çdo gjë është pjesë e procesit. Unë thjesht e shoh fëmijën tim dhe përpiqem ta mësoj sa më mirë që mundem dhe ta bëj personin më të mirë. Ai është një kuti bosh që po mbushet dhe ti duhet ta mbushësh me elementë të mirë. Do të përpiqem me të gjitha forcat.”.
Foureira gjithashtu foli për sfidat e jetës së saj si fëmijë, duke kujtuar punët e ndryshme që bënte për të ndihmuar familjen dhe mënyrën se si kanë përjetuar jetën me rroba dhe këpucë të marra nga tregu ose nga kisha. Ky rrëfim i saj nxjerr në pah jo vetëm përvojat personale dhe nostalgjinë e fëmijërisë, por edhe reflektimin mbi rolin transformues të amësisë dhe përgjegjësinë për të formuar një jetë të re.
