Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka lëshuar akuza në drejtim të Policisë së Shtetit, ndërsa ai tha se protestuesit u qëlluan me snajperë.
Ai nxori me emra protestuesit e plagosur. Gjithashtu kreu i PD, akuzoi se kryeministri Edi Rama kishte përgatitur sipas tij ‘skenarin e gjakderdhjes’, ndërsa nënvizoi se do të mbajë përgjegjësi deri në fund.
“Të tmerruar nga urtia dhe qëndrueshmëria e protestuesve, Edi Rama kishte përgatitur skenarin e gjakderdhjes, kishte përgatitur ekzekutimin e protestuesve paqësorë në shesh dhe për këtë qëllim kishte vënë në krye të banditëve me uniformë, kriminelin famëzi, Sokol Bizhga. Njeriu që dorëzoi tek bandat oficerin e policisë Gjergj Mehmeti që ndodhej në makinë me të. Ky shpëtoi dhe atë e dogjën të gjallë, Gjergj Mehmeti u tradhtua nga një i pabesë. Ky kriminel është sot në pozitat më të larta, ky urdhëroi snajper, të qëllojnë katër protestuar, që në mënyrë absolute nuk po kryenin asnjë veprim ndaj policëve të rendit. Ilir Tufi, protestues i vazhdueshëm në protestat tona, po filmonte, në një kohë kur e godasin snajperit në ballë. Goditja me plumba gome në kokë, provohet në të shumtën e rasteve vdekjeprurëse… Dem dollapi o goditur në kokë pas një motiv, me plagë, dhe një zonjë , janë katër protestues të qëlluar, tre prej tyre në kokë. Me qëllim eliminimin fizik të tyre. Edi Rama donte gjak, për të shpëtuar plaçkën që ka vjedhur vetë dhe Lubinë. Qëllimi me snajper, ndaj protestuesve paqësore, dëshmon dhe njëherë të gjithë situatën. E garantoj se do të mbajë përgjegjësi deri në fund për skenarin e djeshëm. Jo vetëm kaq, policia përdori mjete piroteknike, përveç gazit dhe ujit”, u shpreh ai.
