Kanadaja u trondit nga një sulm i armatosur në një shkollë të mesme. Të paktën 10 persona humbën jetën. Mediat e huaja kanë publikuar pamje pak momente para së të ndodhte sulmi i rëndë.

Siç shihet nga videot e publikuara në rrjete sociale, nxënësit të alarmuar, vrapojnë për t’u larguar drejt ambienteve ku ndodhen të parkuar edhe automjete të policisë. Menjëherë pas ngjarjes, efektivë të policisë rrethuan zonën, vendi u monitorua nga ajri edhe nga një helikopter.

Të paktën 25 persona mbetën të plagosur gjatë sulmit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb