Ditën e sotme u mbledh Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, duke hapur punimet për shqyrtimin e çështjeve kyçe të reformës.

Bashkëkryetari demokrat, Luçiano Boçi, komentoi tensionet mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvend, duke theksuar se sjellja e PS-së ka penguar konsensusin. “Marrëdhëniet mes opozitës dhe mazhorancës nuk janë në normalitet, por të tensionuara. Nëse nuk prodhohet një variant konsensual, komisioni humb kuptimin. Ne duhet të kemi një produkt të përbashkët,” tha Boçi.

Nga ana e tij, bashkëkryetari socialist, Arbjan Mazniku, theksoi nevojën për nisjen e punës pa bllokime nga opozita. “Kemi një agjendë të ngjeshur pune. Reforma do të ishte e dobishme për vendin vetëm nëse punojmë së bashku. Bashkitë duhet të jenë të afta të funksionojnë dhe të tërheqin projekte dhe financime nga BE gjatë periudhës 2027-2029,” deklaroi Mazniku.

Në rend dite ishin pikat kryesore:

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 11 nëntor 2025

Shqyrtimi i projektvendimit për caktimin e sekretarit të Komisionit

Miratimi i planit të punës dhe i kalendarit të Komisionit sipas afateve të reja

Shqyrtimi i projektvendimit për miratimin e emrave të ekspertëve pranë Komisionit

Mbledhja shënon nisjen e diskutimeve për zbatimin e reformës dhe koordinimin mes mazhorancës dhe opozitës për një proces të përbashkët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb