Në 106-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet nga Kongresi i Lushnjës, prefekti i ri Shkëlqim Hajdari, ka uruar qytetarët në këtë ditë të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

“Si Prefekt i Qarkut Tiranë, përulem me respekt para historisë së këtij qyteti dhe angazhohem që, së bashku me institucionet dhe qytetarët, ta çojmë përpara Tiranën tonë – moderne, të drejtë, mikpritëse dhe dinjitoze, ashtu siç e meriton kryeqyteti i Shqipërisë”, shkruan në mesazhin e tij, në rrjetin social facebook, prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari.

Mesazhi i plotë

Gëzuar 11 shkurtin Tiranë!

Sot, më 11 shkurt, kujtojmë një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare: 106 vjet më parë, në vitin 1920, Kongresi i Lushnjës shpalli Tiranën Kryeqytet të Shqipërisë.

Kjo ditë është krenari për qytetarët autoktonë tiranas, për familjet që e kanë ndërtuar me mund, kulturë dhe qytetari identitetin e saj, por edhe për të gjithë ata që ndër vite e kanë zgjedhur Tiranën si shtëpinë e tyre, duke e bërë sot metropolin e shqiperisë.

Si Prefekt i Qarkut Tiranë, përulem me respekt para historisë së këtij qyteti dhe angazhohem që, së bashku me institucionet dhe qytetarët, ta çojmë përpara Tiranën tonë – moderne, të drejtë, mikpritëse dhe dinjitoze, ashtu siç e meriton kryeqyteti i Shqipërisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb