Drejtori sportiv i njohur, Mauro Meluso, në një intervistë të dhënë për “Gianluca Di Marzio”, ka folur për goditjet që ka bërë në merkato. Meluso shprehet se një ndër zbulimet e tij te Spezia ka qënë mbrojtësi i Kombëtares tonë, Ardjan Ismajli.
“Unë nënshkrova me Stevezin për shumë pak para dhe ai ende po luan në Serinë A te Parma. Çaboti u thërrit nga Kombëtarja e Gjermanisë. Solla Pobegën nga Milani, por vetëm në huazim, sepse Masara, i cili është një drejtor sportive i shkëlqyer, nuk donte ta linte. Ismajlin e bleva për 2 qindarka, tani luan me Torinon”- tha ai.
