Ish-zv/kryetari i bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, ka shprehur keqardhjen për mungesën e vëmendjes të institucioneve ndaj 106-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet.

Seferi, përmes një mesazhi në rrjetin social facebook, shkruan se deri tani, nuk ka asnjë urim për datëlindjen e Tiranës tonë, as nga një pjesë e madhe e institucioneve, as nga shoqatat e as nga shumë e shumë tironas.

“Keqardhje që deri në këtë orë të vonë të ditës nuk ka asnjë urim për datëlindjen e Tiranës tonë, as nga një pjesë e madhe e institucioneve, as nga shoqatat e as nga shumë e shumë tironas”, thuhet në mesazhin e Ish-zv/kryetarit të bashkisë së Tiranës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb