Ervin Salianji, gjatë intervistës në ‘Oponencë”, u shpreh se ajo çka po ndodh me aksionin politik të PD është gabim i lidershipit, pasi teksa protestuesit janë në qeli, sot ulen të bashkëpunojnë në komisionet parlamentare.
Ish-deputeti demokrat tha se kërkoi protesta që në muajin shtator për largimin e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama e zëvendëses së tij, Belinda Balluku.
Ervin Salianji: Lidershipi i PD, nuk është i qartë në atë që thotë. Kjo që po ndodh sot i shërben Ramës, sepse PD duhet të bënte ose revoltë. Sepse sot duhet të flitej për skandalet e qeverisë, ndërkohë po flitet për molotovët. Ndërkohë që njerëzit janë në qeli, dhe lidershipi tha përgjatë 3 muajve se me qeverinë nuk ka bashkëpunim, sot Boçi ishte ulur ngjitur me bashkëkryetarin e Territoriales.
Nuk janë me buton revoltat. PD duhet t’u japë mundësi qytetarëve të shprehen dhe nuk duhet të tërhiqen se hidhen 5 molotovë.
Fishekzjarret janë për të shprehur gëzim, cila është arsyeja e përdorimit të tyre në një protestë. Përgjigjia është se lidershipi është në gabim, lëvizja që kam bërë unë dhe kolegë të tjerë e ka detyruar PD të reagojë, kam që në shtator, në mbledhjen e Kryesisë që kërkoj protestë. Zyrtarisht për PD dhe OSBE/ODIHR janë vjedhur zgjedhjet, është vjedhur e ardhmja, ne nuk dalim në maj por dalim në janar.
Cili është mesazhi i protestës së djeshme? Dhe këtë duhet t’ua kërkoni drejtuesve të partisë. A kishte një mesazh? Ishte protestë kundër vjedhjes së zgjedhjeve, kundër skandaleve në Parlament, kundër vendimmarrjes së Kushtetueses, për të mbrojtur SPAK, për të kërkuar largimin e Ramës, për varfërinë apo për ekonominë? T’i vendosim një kokë protestës dhe të jenë protesta serioze.
