Pastori Paulin Vilajeti, ishte i ftuar në “Oponencë” ku ndau me publikun një moment të rëndësishëm të jetës së tij, udhëtimin në Indi në vitin 1999.

Pastori tha se kishte menduar që vendi ynë ishte shumë i varfër, por kur pa persona që vdisnin urie në Indi, ndryshoi komplet mendim për Shqipërinë.

“India është një vend që nuk do ta harroj kurrë, kam shkuar në 1999 për ungjillizim, atje pashë njerëz që vdisnin nga uria dhe unë nuk kisha ctë bëja.

Aty i kam rënë në gjunjë zotit dhe i kam thënë “më fal se kam gënjyer kur kam thënë se jam i varfër”, tha pastori Paulin Vilajeti.

Nuk e harroj momentin kur zbrita nga taksia dhe takova doormenin që më mori valixhet, dhe I dhashë 5 dollarë, ai mbushi sytë me lot. Miku im më tha që ti i ke dhënë rrogën e 2 muajve.

Shqipëria ishte katastrofë në ato vite, pas ’97 dhe kur pashë cfarë ishte varfëria. Ai moment ka qenë i rëndësishëm pasi zoti më ka ndryshuar jetën për ta parë Shqipërinë krejt ndryshe nga sa e kisha parë.

Paulin Vilajeti: India është një vend që nuk do ta harroj kurrë, kam shkuar në 1999 për ungjillizim, atje pashë njerëz që vdisnin nga uria dhe unë nuk kisha ctë bëja.

Aty i kam rënë në gjunjë zotit dhe i kam thënë “më fal se kam gënjyer kur kam thënë se jam i varfër”.

Nuk e harroj momentin kur zbrita nga taksia dhe takova doormenin që më mori valixhet, dhe i dhashë 5 dollarë, ai mbushi sytë me lot. Miku im më tha që ti i ke dhënë rrogën e 2 muajve.

Shqipëria ishte katastrofë në ato vite, pas ’97 dhe kur pashë cfarë ishte varfëria. Ai moment ka qenë i rëndësishëm pasi zoti më ka ndryshuar jetën për ta parë Shqipërinë krejt ndryshe nga sa e kisha parë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb