Një video po bën xhiron e internetit që tregon momentin kur një qen në Louisville të SHBA-së u tregon oficerëve të policisë rrugën për të gjetur një djalë të vogël që ishte raportuar i zhdukur.

Videoja, e cila është filmuar nga një kamera e integruar në një uniformë policie, tregon oficerët që mbërrijnë në shtëpinë e djalit 3-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur nga prindërit e tij.

Sapo dalin nga makina e patrullës, shfaqet një qen dhe fillon t’u lehë me intensitet. Lëviz dhe përpiqet t’i drejtojë drejt një gardhi.

Qeni është përpara dhe pas pak kohe e çon policinë te një makinë. Ata hapin derën dhe brenda është djali i vogël i cili, siç doli, po fshihej nga familja e tij.

Sipas CBS, i vogli është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa qeni u përshkrua si hero pasi kontribuoi shumë në identifikimin e djalit të vogël.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb