Uashingtoni këmbëngul në vazhdimin e negociatave me Teheranin për të vlerësuar mundësinë e përfundimit të një marrëveshjeje mbi programin e tij bërthamor.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump shkroi për këtë në Truth Social pas takimit të tij 3-orësh me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë.

“Sapo përfundova një takim me kryeministrin izraelit Netanyahu dhe përfaqësuesit e tij. Nuk arritëm ndonjë rezultat konkret, përveçse këmbëngula për të vazhduar negociatat me Iranin dhe për të parë nëse mund të arrihej një marrëveshje. Ia bëra të qartë Kryeministrit se nëse mund të arrihej, do të ishte më mirë”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb