Deputeti socialist Erion Braçe në fjalën e tij në Kuvend, i është përgjigjur akuzave të kryetarit të PD, Sali Berisha lidhur me “plumbat e gomës” që sipas liderit të opozitës janë gjuajtur nga policia drejt protestuesve në protestën e 10 shkurtit.

Braçe ka kujtuar “21 janarin”, ndërsa i revoltuar theksoi se është një ngjarje që do t’i përndjekë gjithmonë dhe se sipas tij një ditë do të vendoset drejtësi.

“para dy dite pa deputetë me molotov në dorë për të hyrë në Parlament. Dhe sot të njëjtët deputetë nuk i shoh në sallë. Në “21 janar” në një protestë të nisur paqësore, dhe që mbaroi me katër të vrarë jo me ujë, por me plumb në lule të ballit dhe 14 të tjerë të plagosur, me plumb po prapë. Jo në pjesë të këmbëve , por në pjesë të trupit.

Nuk mund të vihet këtu dhe të na thuhet se gjuajtët me ujë dhe me plumba gome. Por ju do t’ju përndjekë ajo ngjarje deri sa ai lart t’ju marrë. Por që në këtë vend do të bëhet drejtësi një ditë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb